Futboll Sport

Pritje madhështore, Iniesta zbarkon në Japoni: Në fushë që të dielën

Andre Iniesta ka zbarkuar në Japoni, ku do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, pas firmës që ka hedhur me skuadrën e Vissel Kobe, me të cilën nënshkroi një kontratë 3-vjeçare pasi u largua nga Barcelona. Mesfushori 34-vjeçar ka deklaruar pak kohë më parë tërheqjen e tij nga kombëtarja spanjolle pas dështimit në Kupën e Botës “Rusi 2018” dhe tani do t’i dedikohet 100% ekipit të ri. Kjo është hera e parë që Iniesta do të nisë një sezon larg “Camp Nou”, pasi e ka veshur fanellën “blaugrana” që në moshën 12-vjeçare.

“Ishte një rrugë e gjatë deri këtu, por mezi po e pres këtë aventurë të re në Japoni, të njoh shokët e skuadrës e të luaj me ta. Unë shpresoj që fansat të argëtohen dhe ju premtoj se do të jap më të mirën e mundshme, duke u treguar atyre aftësitë e mia si futbollist. Dua të luaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe deri të dielën do të jem në formën optimale”, tha Iniesta, që pritej nga qindra fansa në aeroport. Skuadra e Vissel Kobe, ku do të luajë Iniesta, renditet në mesin e renditjes, ndërkohë që kampionati ka nisur prej 15 javësh.

Related posts

FALË GAFËS SË TER STEGEN/ Kiko shënon ndaj “Katalanasve” dhe rihap sfidën, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA e para me medalje ari. Kosova në vendin e 42-të

Delo.autor

NA LA PA FJALË/ E dashura e “Chicharitos” i tregon të gjitha, pozon NUDO (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment