Futboll Sport

Në Kamzë rikthehet idea “Sebino Plaku”, sulmuesi i verilindorëve pranë rikthimit?

Sebino Plaku është një nga lojtarët më të njohur të kampionatit shqiptar. Sulmuesi kryeqytetas shkëlqeu sezonin e shkuar me skuadrën e Kamzës duke dhënë një kontribut të çmuar për të qëndruar në elitë.

Tashmë ai ka nënshkruar me nënkampionët e Shqipërisë për Kupat e Europës dhe ende nuk ka asgjë zyrtare, nëse do të vijojë të qëndrojë ose jo me verilindorët.

Megjithatë neësport.al ka mësuar se 33-vjeçari mund të rikthehet sërish me ekipin e Kamzës. Në kampin e drejtuar nga trajneri Bledar Devolli përflitet se kryeqytetasi është në planet e drejtuesve kamzali. Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë përfundimisht e ardhmja e Sebino Plakut.

Related posts

E ARDHMJA E MATTEO POLITANO DHE PERISIC/ Conte merr vendimin: Kam vendosur që t’i…

Delo.autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Sekuestrohen 823 kg kokainë, fytyra e NEYMARIT në qendër të trafikut

Isa.Autor

MPOSHTEN NË “OLIMPICO”/ Lazio i shkakton “Zonjës së Vjetër” humbjen e parë

Delo.autor

Leave a Comment