Futboll La Liga Sport

Lopetegui e ka në plane, por lojtari kryesor kërkon largimin nga Reali

Me largimin e Cristiano Ronaldos, trajneri i ri i Real Madrid, Julen Lopetegui dëshiron që t’i japë një rol të rëndësishëm Gareth Bale. Por, uellsiani ka plane të tjera në mendje. 29-vjeçari është i pakënaqur nga klubi “Los Blancos” dhe i parespektuar në “Santiago Bernabeu” nga drejtuesit e klubit por edhe tifozët që nuk i kanë kursyer kritikat sezonin e fundit ndaj tij. Për këtë, ish-sulmuesi i Tottenham po shikon mundësinë e transferimin tek një ekip tjetër, të nisë një aventurë të re.

Manchester United është i gatshëm që të paguajë një shumë të majme për të marrë shërbimet e uellsianit. Vetë trajneri Jose Mourinho ka shfaqur interes për të nënshkruar me lojtarin e galaktikave. Gjigantët e “Djajve të kuq”, po kërkojnë një sulmues cilësor dhe Bale është nga të preferuarit e teknikut portugez. Ndaj, shanset për ta sjellë në “Old Trafford” janë të mëdha. Kjo, edhe për faktin se uellsiani do të largohet nga La Liga dhe dëshiron të rikthehet në Premier League..

Pas largimit të Ronaldos, nëse ikën edhe Bale atëherë Lopetegui duhet të mendohet mirë për fazën ofensive pasi Reali do ta ketë të vështirë sezonin në vazhdim.

Related posts

GATI PËR RIKTHIMIN E BUJSHËM NË “CAMP NOU”/ Barcelona jep lojtarë në shkëmbim për yllin…

Delo.autor

Sot mund të vendoset Europa, Partizani dhe Skënderbeu në ankth

Sadik.Autor

Unai Emery: Real Sociedad është një klub fantastik

Sadik.Autor

Leave a Comment