Futboll La Liga

Goditja e Sevilla-s, i dhuron Vidal Montella-s

Napoli e Roma nuk mund të bëjnë më asgjë, Aleix Vidal, mbrojtësi 28-vjeçar i Barcelona-s, nuk do të largohet nga Spanja për të shkuar në Itali, por do të mbetet në La Liga. Do të kthehet te Sevilla, klubi që e shiti te katalanasit dy vite më parë për 17 milionë euro.

Operacioni është pothuajse i mbyllur, sipas të përditshmes sportive “Mundo Deportivo”. Pavarësisht ofertave të ndryshme, mbrojtësi i djathtë ka vendosur të mos ndryshojë kampionat dhe të kthehet te skuadra ku dy sezone më parë (2014/15) ka fituar Europa League.

Në këtë sezon, ai ka luajtur 15 ndeshje, në të cilat ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 3 asiste (1 në La Liga kundër Real Madrid, tjetri në Kupën e Mbretit).

Related posts

Milan bën hapin e madh, largohet nga ‘San Siro’ për të ndërtuar një stadium tjetër

Q.Autor

DUELI PËR KREUN/ Partizani-Skënderbeu, supersfida e sulmeve më të mira

Isa.Autor

MILAN TUNDOHET/ Por objektivat, familja dhe paratë largojnë Ibrën. E ardhmja mbetet mister

Delo.autor

Leave a Comment