Futboll Premier League Sport

TALENTI PREMTUES/ Sulmuesi i Kosovës pranë kalimit nga Manchester City tek…

Swansea ka shfaqur një interesim të madh për futbollistin e ri të Manchester City, Bersant Celina, bën të ditur “Sky Sports News”.

Të dy klubet kanë gjetur marrëveshjen e përbashkët dhe transferimi i Celina te klubi uellsian është vetëm çështje orësh.

21-vjeçari, pjesë e kombëtares së Kosovës, ka qenë i huazuar te Ipswich Town gjatë sezonit të kaluar dhe në 35 ndeshje shënoi 8 gola.

Celina, që më parë ka qenë i huazuar edhe te Twente në Holandë, numëron 10 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës. Ai ka luajtur vetëm katër ndeshje me Manchester City, por ka një kontratë me kampionët e Anglisë deri në qershor 2019.

Related posts

SHAQIRI REALIZOI DOPIETË/ Humbi bastin, tifozi bën futbollistin shqiptar tatuazh në trup (FOTO)

Delo.autor

“FESTA E FUNDVITIT”/ Inter paralajmëron rivalët: Do të arrijmë t’i shkelim të gjithë, objektivi ynë…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Sonte, Liverpool-Roma: sulmi i parë drejt finales së madhe të Kievit

Sadik.Autor

Leave a Comment