Futboll Premier League Sport

Mourinho bën gati 70 milionë euro për qendërmbrojtësin e Anglisë…

Jose Mourinho ka shfaqur haptazi interesimin për mbrojtësin e Leicester City, Harry Maguire dhe po mendon të ofrojë 70 milionë euro për të.

Trajneri portugez dëshiron një qendërmbrojtës të nivelit më të lartë për t’ia shtuar Marcos Rojo, Eric Bailly dhe Chris Smalling.

Leicester është gati ta çojë deri në 90 mijë euro në javë pagën e Maguire, për ta mbajtur edhe një sezon, por “dhelprat” e dinë se nëse oferta e United zyrtarizohet, atëherë ai do të largohet.

Claude Puel po mendon edhe për zëvendësuesin e Maguire dhe Yerry Mina i Barcelona dhe Gary Cahill i Chelsea janë alternativat.

Maguire u ble nga Hull, për 20 milionë euro në verën e kaluar, për çmimi i tij është trefishuar si pasojë e paraqitjes me Anglinë në Kupën e Botës.

Ai do të zërë vendin e Phil Jones ose Smalling te formacioni i Mourinho, ashtu si bëri në “Rusi 2018”. Problemi i vetëm mund të jetë fakti se me 9 gusht mbyllet merkato në Premier League dhe Maguire do të jetë ende me pushime.

Related posts

ELEMINIMI NË BOTËROR/ Menaxheri i LOW SULMON OZILIN: E ndërtoi ai këtë KAOS

Isa.Autor

ISH-KAPITENI LEGJENDAR I KOMBËTARES/ Lorik Cana merr dhuratë speciale nga Haradinaj: Jam 100% Kosovë (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI DERI NË EKSTREM/ Ja si “Ultrasit” e Tiranës kalojnë masën në Kurbin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment