Futboll Sport

Mbappe në gjurmët e Cristiano Ronaldos/ Sezonin e ardhshëm do të luajë me numrin e tij

PSG duhet t’i japë Mbappe gjithçka që do vetëm që ai të qëndrojë. Sulmuesi francez mund të kthehet në më të mirin në botë dhe të gjithë do ta kërkojnë.

PSG e ka nisur përkëdheljen duke i siguruar një numër të rëndësishëm në skuadër.

Mbappe u transferua në kryeqytetin francez sezonin e kaluar në formë huazimi me blerje të obliguar 145 mln euro plus 35 mln euro bënuse të ndryshme.

Për të vërtetuar se PSG ka ndërmend ta kthejë në një nga liderët e skuadrës, klubi i ka ndryshuar numrin.

Talenti 19-vjeçar sezonin e kaluar ka luajtur me fanellën me nr. 29, por këtë sezon ai do të luajë me nr. 7.

Mbappe dihet që është një tifoz i çmendur i Cristiano Ronaldo-s dhe nuk është surprizë që ka preferuar nr. 7.

Related posts

CHELSEA PRET NDJESËN E LUKAKUT/ Situatë shpërthyese, belgu është në kontakt të vazhdueshëm me…

Delo.autor

“TOPI I ARTË” 2019/ Drogba është i veçantë, shikoni si i ngriti të gjithë të pranishmit në këmbë (VIDEO)

Delo.autor

Sergio Ramos i BINDUR: Real Madrid do të fitojë edhe pa Cristiano Ronaldo

Isa.Autor

Leave a Comment