Futboll Seria A Sport

ANKTH TEK JUVENTUSI/ Manchester City tërhiqet nga gara për Pjanic, mbeten Barcelona dhe…

Manchester City del nga gara për Miralem Pjanic. Citizens mësohet se kanë mohuar se kanë bërë ofertë 100 milionë euro për mesfushorin boshnjak, që kërkohet gjithashtu nga Barcelona dhe Chelsea.
Një lajm i mirë ky për tifozët badhezinj, që nuk dëshirojnë largimin e mesfushorit, i cili mbetet një element kyç në skemat e Allegrit.

Gjithsesi, tërheqja e City-t nuk do të thotë se Pjanic do të qëndrojë me siguri në Torino. Menaxheri shqiptar i Pjanicit, Fali Ramadani, mësohet se ka marrë një ofertë joshëse nga Chelsea, por bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të ulen në bisedime për një shifër më të ulët se 100 milionë euro.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Drejtuesit e Juventusit nuk mund të privohen nga një lojtar shumë cilësor si Pjanic, pa gjetur një alternativë të denjë për pozicionin e tij. Një muaj para nisjes së sezonit të ri bëhet edhe më e vështirë afrimi i një lojtari që u afrohet cilësive të Pjanicit. Milinkovic-Savic dhe Rabiot janë emra sugjestionues, por gjithsesi nuk i përgjigjen kërkesave të Allegrit për rolin që mbulon futbollisti boshnjak.

Related posts

Lucas Biglia: Higuain është ndikuar nga kritikat, shpresoj të kthehet te Argjentina

Q.Autor

RONALDO I SHQIPËRISË/ Grezda “nxeh” motorët, pritet titullar edhe ndaj Rapidit

Isa.Autor

TRE LOJTARË GATI PËR LIKËN/ Vllaznia bën ndryshime ndaj debutuesve të Vorës

Isa.Autor

Leave a Comment