Futboll Sport

E BUJSHME/ Kampioni i botës lë MESSIN jashtë listës për “Topin e Artë”…

Në një intervistë ekskluzive për France Football, Kylian Mbappe ka lënë jashtë listës së pretendentëve për Topin e Artë Leo Messin, i cili e ka fituar pesë herë këtë trofe personal. Argjentinasi, bashkë me Cristiano Ronaldon kanë dominuar trofeun që jepet pikërisht nga revista franceze, por adoleshenti i Paris SG nuk e ka futur fare në listën me pesë kandidatët e mundshëm për këtë vit.

“Do të fusja në listë Cristiano Ronaldon. Por edhe Modric, si edhe Varane, që ka fituar gjithçka. Edhe Neymar se ka bërë një Botëror të mirë. E për ta mbyllur listën do të vendosja veten sepse do të më pëlqente të isha aty”, ka thënë 19-vjeçari për “France Football”.

Përveç Messit jashtë kësaj liste të improvizuar nga lojtari i ri më i mirë i Botërorit ka mbetur edhe shoku i tij i skuadrës, Antoine Griezmann.

Argjentinasi bëri vërtet një Botëror zhgënjyes, por sezoni i tij me Barcelonën u mbyll me fitimin e kampionatit dhe Kupës së Spanjës si dhe me trofeun e golashënuesit më të mirë në Europë. Ndërsa Griezmann fitoi Europa League me Atletico Madrid. Por Mbappe shtoi: “Besoj se në një vit ku është zhvilluar Kupa e Botës, ky turne ka më shumë impakt se sa kampionatet, sepse është një kompeticion më i madh. Unë do të preferoja më shumë të fitoja Botërorin se sa Champions League”.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ 16-vjeçari që po magjeps Francën, dopietë brenda 9 minutave (VIDEO)

Delo.autor

Skedina Europa League, ja si dalin këto 5 ndeshje sot (FOTO)

Q.Autor

KORONAVIRUSI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Dy lojtarë mungojnë për ndeshjen me Kosovën, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment