Futboll Sport

Tuchel takohet me yllin e Bayern Munchen, kërkon ta bindë t’i bashkohet PSG

Një transferim i Jerome Boateng te Paris Saint-Germain nuk është aq i pamundur., kjo dihet. Por tani është zbuluar një prapaskenë interesante: Thomas Tuchel është takuar me qendërmbrojtësin.

Tuchel ka dashur ta bindë t’i bashkohet Parisit, këtë e raporton gjermania Bild. Por akoma nuk ka asnjë fertë konkrete, dhe këtë e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, që shton se dera do të ishte e hapur për çdo klub të interesuar.

Por problemi është Fair Play Financiar. PSG e ka të ndaluar të shpenzojë miliona të mëdha këtë verë për të rregulluar bilancin.

Gjithsesi, Boateng mund të vinte në formë huazimi me obligim blerjeje, siç është bërë me Kylian Mbappe verën e kaluar. Bavarezët kërkonë rreth 50 mln euro për mbrojtësin.

Related posts

I RREPTË ME KARTONËT/ Ja arbitri i zgjedhur nga UEFA për sfidën Bajern-Inter

F.autor

Nora Segura, “xhevahiri” i portierit Tim Howard!

Sadik.Autor

LEGJENDARI NXIT BARCELONËN/ Barjuan: Shfrytëzoje pakënaqësinë e Iscos

Isa.Autor

Leave a Comment