Champions League Futboll Sport

Trajneri i Karabakut: Më kanë befasuar Kukësi, Shqiptarët me karakter, por…

Trajneri i Karabakut, Kurban Kurbanov, i cili është një legjendë e klubit azer, i vlerëson shumë shqiptarët, pasi jo më kot në këto tetë vite që drejton skuadrën, ka pasur në ekip shumë kuqezinj. Dje Kurbanov u paraqit me shumë vonesë në konferencën për shtyp dhe kjo e fundit nuk u zhvillua fare.

Delegati i UEFA-s mbajti shënim gjithçka dhe me siguri do të ketë një gjobë për klubin azer. Gjithsesi, në mungesë të daljes para mediave shqiptare, Kurbanov foli dje për faqen zyrtare të Karabak dhe portalet azere.

“Nëse shikojmë komentet e lojtarëve të Kukësit në shtyp, ata janë duke folur me besim për ndeshjen kundër nesh. Ata gjithashtu mendojnë se do të fitojnë. Ne e kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe do të përpiqemi të luajmë pa bërë asnjë gabim. Kemi disa probleme dëmtimesh në skuadër, por nuk do t’i tregojmë ato për kundërshtarin. Do të arrijmë të kthehemi me rezultatin e duhur në shtëpi”, është shprehur fillimisht kreu i pankinës azere.

Related posts

E PABESUESHME/ Portieri bën PRITJEN heroike në minutën e 92’, shikoni çfarë KAOSI ndodh!

Isa.Autor

Juventus mendon për Wilshere, një goditje me kosto zero

Q.Autor

VIDEO/ Në Itali plas sherri në tribunën VIP, zihen dy presidentët e klubeve

Q.Autor

Leave a Comment