Futboll La Liga

Harrojeni Coutinhon, sot në Barcelonë vjen transferta e bujshme. Gati testet mjekësore

Pas nënshkrimit me Coutinhon, klubi i Barcelonës ka arritur marrëveshjen me Palmeiras për të transferuar mbrojtësin, Yerry Minas.

Kolumbiani nuk erdhi dje, por “Mundo Deportivo”, raporton se kalimi i tij do të kompletohet ditën e sotme, ndërsa të premten do të prezantohet në “Camp Nou”.

Klubi brazilian bëri një përpjekje të fundit për të përfituar 15 milionë euro, por drejtues të Barcelonës nuk ofrojnë më shumë se 12 milionë euro.

Talenti 23-vjeçar do të përfitojë në Barcelonë një pagë me vlerë 2.5 milionë euro.

“Mundo Deportivo” shkruan se kjo vonesë e transferimit ka ardhur si pasojë e dokumentacionit.

 

Image

Related posts

TALENTI BRAZILIAN/ Vinicius si RONALDO: Debuton në shtëpi, por dyshimet shtohen

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Klopp: Ancelotti është një DHELPËR E ZGJUAR, do të jetë…

Isa.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Milan mendon për të ardhmen dhe ëndërron talentin e Ligue 1…

Delo.autor

Leave a Comment