Futboll La Liga Sport

PLAS SKANDALI NË SPANJË/ James Rodriguez futet në TELASHE

Organet fiskale spanjolle vazhdojnë të bëjnë “viktima” nga bota e futbollit. Këtë radhë, në shënjestrën e tyre është vënë futbollisti kolumbian James Rodriguez, aktualisht pjesë e Bayern Munchen.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, futbollisti i detyrohet institucioneve tatimore në vendin iberik 11.6 milionë euro.

Sipas organeve fiskale spanjolle, James Rodriguez mashtroi në vitin 2014 kur kaloi te Reali i Madridit, pasi u deklarua jorezident në Spanjë, ndërkohë që shifra e fshehur nga e drejta e imazhit arrin në vlerën e 6.35 milionë eurove.

Duke përllogaritur edhe gjobën e interesin, shuma totale e evazionit të kryer është në masën e 11.6 milionë eurove, që përbën një nga shifrat më të rëndësishme që është fshehur nga një futbollist i Ligës Spanjolle.

Related posts

Nga valë largimesh në konfirmimesh, një tjetër “senator” qëndron tek SKËNDERBEU

Isa.Autor

KONFERENCA PËR VENDIMIN E “CAS”/ Presidenti i Skënderbeut, Takaj: Nuk ka as një njeri që të ketë denoncuar…

Delo.autor

“DUA TË LUAJ DHE NJË HERË NË SHQIPËRI”: Gerd Muller, historia e dashurisë së pamundur me punonjësen e Hotel “Dajti”-t

F.autor

Leave a Comment