Futboll La Liga Sport

Chelsea “zbras” thesin/ Anglezët ofrojnë 55 milionë euro për mbrojtësin e kampionëve të Italisë

Me konfirmimin e Maurizio Sarrit te Chelsea, janë bërë disa lëvizje në merkato në këtë skuadër, këtu flasim për hyrje dhe dalje. Së fundmi, sikurse raportojnë mediat italiane, Sarri kërkon të marrë në skuadrën e tij të re mbrojtësin e Juventusit.

Bëhet fjalë për Daniele Ruganin. “Zonja e Vjetër” ka përcaktuar një çmim fillestar për 23-vjeçarin italian që është plot 55 milionë euro. Tekniku i Chelseas i njeh mirë cilësitë e mbrojtësit, në këto kushte ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të mos kursehen dhe të investojnë për të sjellë në shtëpi italianin.

Nuk dihet ende se në çfarë faze është marrëveshja, por nëse drejtuesit e Chelseas vendosin të plotësojnë kushtet e kampionëve të Italisë, gjithçka mund të cilësohet e mbyllur.

Related posts

Robben flet për të ardhmen në Bayern Munich, nuk kam ende bisedime me klubin por…

Q.Autor

U MBYLL KAMPIONATI NË SUPERIORE/ Por në Europë mund të shkojë edhe vendi i gjashtë, ja çudia

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Kukësi “harron” të fitojë, durrsakët ruajnë vendin e tretë

Isa.Autor

Leave a Comment