Sport

BIE HEGJEMONIA E CHRIS FROOME/ Një uellsian fiton Turin e Francës…

Geraint Thomas triumfon në “Tour de France”. Uellsiani i “Team Sky” mbrojti fanellën e verdhë me një vend të tretë, me 14 sekonda disavantazh në kronometrin individual, etapa e 20-të, 31 kilometra nga Saint Pée në Nivelle a Espelette, e fituar nga holandezi Tom Dumoulin, që la ekzaktësisht një minutë mbrapa Chris Froome.

Të dielën do të jetë “shëtitja” në bulevardin Champs Elysees. Në podiumin e rrethit çiklistik të Francës ngjiten edhe Dumoulin (1’51” diferencë) dhe Froome (2’24” diferencë).

“Ky është emocioni më i madh i jetës time. Nuk e kam provuar kurrë diçka të tillë,” – deklaroi Thomas kur u konfirmua me fanellën e verdhë.

Related posts

“KAM NJË PROBLEM TË MADH”/ Cannavaro: As mamaja im nuk do të gjente dot një zgjidhje

Delo.autor

E ARDHMJA E GODIN LARG ATLETICOS/ Ja kur zyrtarizohet ekipi i ri

Delo.autor

Tifozët danezë: Këndojmë gjatë gjithë ndeshjes, ja çfarë na thanë për popullin rus

Sadik.Autor

Leave a Comment