Futbollisti Thomas Lemar nuk do t’i bashkohet asnjërit prej titanëve të futbollit europian. 22-vjeçari francez ka zgjedhur Atletico Madridin për 70 milionë € pasi klubi i tij Monaco pranoi ofertën e “Los Colchoneros”.
Kampioni i botës i saposhpallur me Francën u prezantua sot lojtari më i ri i ekipit madrilen.Ai ka shfaqur lumturinë për aventurën e re në Spanjë.
” Jam shumë i lumtur që jam këtu. Antoine Griezmann dhe Lucas Hernandez më kanë folur gjatë për klubin. Jam shumë i kënaqur me vendimin tim. E di që skuadra kërkon punë të madhe dhe do të japë gjithçka për ekipin. Nëse më kërkojnë të vrapojë më shumë do ta bëj pa problem”, deklaroi para kamerave Lemar.