Futboll Sport

DËSHTUAN NË BOTËROR/ Brazilianët sërish në modë, janë ata mbretërit e merkatos

Brazili mund të ketë zhgënjyer në Kupën e Botës, por talenti dhe klasi i latinëve mbetet në modë në klubet europiane. Yjet e “Seleçaos” janë më të preferuarit në merkato dhe këtë e tregojnë shifrat financiare të shpenzuara për ta.

E përditshmja spanjolle, “As” analizoi transferimet e verës dhe rezulton që futbollistët më të kërkuar janë pikërisht brazilianët, të cilët janë shitur dhe blerë me çmime astronomike. Në total, vlera e paguar për lojtarët brazilianë e kalon shifrën e gjysmë miliardi eurosh.

Më specifikisht, për lojtarët “verdeoro” janë shpenzuar 549 milionë euro. Kampionati që ka paguar më tepër për ta është Premier Liga angleze, me 243 milionë euro të investuara. Në veçanti Liverpuli, me më tepër se 100 milionë euro për të afruar yjet brazilianë (Alison 65 milionë plus 11 bonus dhe 39 milionë për Fabinjon).

La Liga spanjolle ka qarkulluar 221 milionë euro për brazilianët: 171 për t’i blerë dhe 50 milionë euro për t’i shitur. Barcelona ka paguar 81 milionë euro për Artur (40) dhe Malkom (41). Reali i Madridit ka shpenzuar afro 90 milionë për Vinicius Zhunjor dhe Rodrigo. Ngjyra verdhjeshile ka qenë padyshim më e pëlqyera në merkaton e verës.

Related posts

TAKIM I ÇUDITSHËM/ Shikoni si i priti Zidane lojtarët e skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

PLAKUSHI RONALDO? CR7 i zhduk topin Smalling dhe tallet me anglezin (VIDEO)

Delo.autor

Crouch i thur lavde SHQIPTARIT: SHAQIRI mund ta prishë treshen e frikshme të Liverpoolit

Isa.Autor

Leave a Comment