Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ Tottenham-Milan: Golat s’duhet të mungojnë në këtë ndeshje

Tottenham do ta mbyllë International Champions Cup në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (02:30) kundër Milan-it. Lojtarët e Mauricio Pochettino kanë mundur 4-1 Roma-n dhe kanë humbur me penallti kundër Barcelona-s (2-2 koha e rregullt).

Ndeshja kundër katalanasve ka sjellë edhe dëmtimin e Moussa Sissoko, i katërti për anglezët në turneun amerikan pas atyre të Victor Wanyama, Erik Lamela dhe të riut Tashan Oakley-Boothes. Gennaro Gattuso, nga ana tjetër, nuk do të ketë në dispozicion Carlos Bacca, Lucas Biglia dhe përforcimin e ri, Ivan Strinic.

Gjithashtu, Andrea Conti dhe Riccardo Montolivo janë lënë në shtëpi. Tottenham, edhe pse nuk ka patur në dispozicion Harry Kane, kanë bërë paraqitje të mira në dy ndeshjet e para.

Me pesë gola të shënuar në ndeshjen e tyre të parë dhe katër në të dytën, tifozët e pranishëm në Minessota mund të presin gola dhe spektakël kundër një Milan-i që do të ketë në dispozicion Hakan Calhanoglu, Suso dhe Patrick Cutrone. Gjithashtu, në pesë ndeshjet e fundit të “Spurs” janë realizuar mbi 3 gola.

Related posts

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË” PËR FEMRA/ Ja kush u zgjodh futbollistja më e mirë në botë për vitin 2019

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Real e nis pa Bale dhe Vasquez, Bentancur zëvendëson Pjaniç te Juventusi

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ “KUQEZINJVE”/ Lajm i keq për Romën, dëmtohet lideri i skuadrës. Ja sa pritet të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment