Futboll Premier League Sport

E KËRKUAN TË GJITHË/ Willian i mbyll derën transferimit: Jam i lumtur në Londër

Mesfushori brazilian i Chelsea, Willian, ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar te “blutë” e Londrës edhe sezonin e ardhshëm edhe pse ofertat në adresën e tij nga Manchester United dhe Barcelona nuk mungojnë. 29-vjeçari është një nga futbollistët më të kërkuar këtë verë, madje u përfol për një tranfserim të tij te Manchester United, ku do të luante sërish për Jose Mourinho, trajneri që e solli në Premier League. Ndërkohë që, edhe Barcelona e kërkon me ngulm, për ta sjellë në La Liga së bashku me portierin Courtois dhe sulmuesin Hazard.

Por në një deklaratë për të përditshmen braziliane “Globo Esporte”, mesfushori Willian tha: “Nuk do të largohem nga Chelsea, jam i lumtur aty dhe të jeton në Londër. Më pëlqen jeta aty”. Deklaratë që konfirmon besnikërinë që braziliani ka për skuadrën e Chelsea, ku u transferua në verën e 2015-ës. Edhe trajneri italian Maurizio Sarri ka deklaruar se mesfushori i krahut është i rëndësishëm për skemat e tij dhe i ka kërkuar klubit të mos e lërë të lirë. Braziliani Willian ka pak ditë që ka nisur grumbullimin me skuadrën e Chelsea pas pushimeve të Botërorit.

Related posts

PO ÇMEND MILANISTËT/ Evra: Tani bota e njeh futbollin falë tyre (VIDEO)

Isa.Autor

U GËZUAN TË GJITHË/ LEGJENDA E MILANIT i uron mirëseardhjen MALDINIT: Historia vazhdon…

Isa.Autor

TRANSFERIMI I MANAJT TE SHARJAH FC/ Nga paga e majme te trajneri serb dhe rivaliteti i mundshëm me ish-sulmuesin e Milanit

F.autor

Leave a Comment