Futboll Sport

VENDIMI PERSONAL/ Gjyqtari më i mirë i historisë largohet nga UEFA…

Një “rokadë” e gjitha italiane në krye të gjyqtarëve europianë. Pierluigi Collina, largohet nga posti i krye-dizenjatorit të UEFA dhe në vend të tij do të emërohet Roberto Rosetti, aktualisht përgjegjësi i VAR në Itali.

Vendimi i ish-gjyqtarit për t’u larguar ka të bëj me arsye personale.

Në vitin 2010, Collina u morr nga drejtuesit e futbollit në kontinentin e vjetër, me në krye Michel Platini, për të përcaktuar gjyqtarët në ndeshjet e Kupave të Europës. Gjashtë herë fituesi i çmimit “gjyqtari më i mirë i vitit”, do të vazhdojë të mbajë rolin e presidentit të komisionit të gjyqtarëve të FIFA-s, që e mban që nga viti 2017.

Ndërkohë, më 10 gusht, në ndeshjen e parë të Ligue 1 mes Marseille dhe Toulouse do të përdoret për herë të parë VAR edhe në Francë.

Related posts

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT/ Interi kërkon pasardhësin e Icardit, ja 3 objektivat

Delo.autor

FREIBURG NDALON BAYERN/ Borussia nis shkëputjen (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ CHELSEAT/ Sterling: Ishit të gjithë dëshmitarë se si…

Delo.autor

Leave a Comment