Giorgio Chiellini ka paralajmëruar Juventus-in që të mos mendojë “se e kemi fituar Champions League” vetëm pse është blerë Ronaldo.
Blerja e portugezit ka qenë një mesazh i qartë i bardhezinjve për edicionin e ardhshëm të Champions League, por Chiellini ka preferuar të përqendrohet tek mësimi që bardhezinjtë mund të nxjerrin nga humbja 3-1 e pësuar kundër Real Madrid në ICC.
“Kemi kaluar 15 ditë intensive, me ndeshje të shkëlqyera, duke i përcjellë mentalitetin e Juventus-it të rinjve”, ka thënë mbrojtësi italian.
“Tani do të kemi disa ditë pushim dhe do të mblidhemi përsëri të mërkurën për t’u përgatitur në mënyrën më të mir ëtë mundshme për sezonin e ri. Ndeshja? Duhej ta kishim mbyllur kur ishim në avantazh 1-0, por më pas kemi pësuar 3 gola në 14 minuta. Kur luan kundër Real Madrid, paguan për gabimet që bën”.
“Ronaldo? E mirëpresim entuziazmin pozitiv që na ka sjellë. Na duhej. Por nuk duhet të mendojmë se i kemi fituar që tani kampionatin dhe Champions League”.