Futboll La Liga Seria A

Drejtuesit e Napolit takohen me agjentin e yllit të Barcelonës

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, është takuar dje në Milano me agjentin e Gerard Deulofeut, raporton Sky Sports.

Besohet se takimi ishte pozitiv dhe palët janë shumë pranë pajtimit për kushtet.

Hapi i radhës do të jetë të arrihet marrëveshje me Barcelonën, e cila kërkon 15-16 milionë euro dhe dëshiron vetëm ta shesë lojtarin, e jo ta lërë të ikën në huazim.

Megjithatë, objektivi numër një i Napolit është ende sulmuesi i Bologna,s Simone Verdi.

Verdi pritet të vendosë nëse dëshiron ta braktisë Bolognan për Napolin.

Ndërkohë, Deulofeut i është kërkuar të presë meqë ai është zgjedhja e dytë e Napolit.

Related posts

E PAZAKONTË/ Federata ofertë para ndeshjes: Blini një biletë dhe merr një tjetër falas

Isa.Autor

E BUJSHME TEK NAPOLI/ Mesfushori polak: Bëj tatuazh nëse fitojmë Europa League, por s’më lë…

Delo.autor

KAOS TEK “DJAJTË”/ Lojtari i Man United bën gati valixhet, do të shkojë në…

Isa.Autor

Leave a Comment