Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ INTERI i ”bie nga KINA” për të marrë MODRIC

Luka Modric nuk është paraqitur të dielën në qendrën stërvitore të Real Madrid dhe kjo vetëm sa ka shtuar spekulimet se e ardhmja e tij tashmë është vendosur. Nga klubi spanjoll thonë që kjo është normale, por fakti është që finalistët e tjerë të Botërorit, Varane e Kovacic, tashmë i janë bashkuar skuadrës. Mungon vetëm numri 10.

Spas Realit lojtari ka marrë leje nga trajneri Julen Lopetegui për të zgjatur edhe pak pushimet, ndonëse finalja e Superkupës së Europës kundër Atletico Madrid luhet më 15 gusht. Në këtë pikë, Modric me siguri do të mungojë.

Por ndërkohë, Interi po punon fort që lojtari të mos kthehet fare në Madrid, ose vetëm për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës. Dhe strategjia që po mendojnë ziklatrit është një formulë huazimi për këtë sezon për 15 milionë Euro me të drejtën e blerjes përfundimtare sezonin e ardhshëm për 25 milionë Euro.

Ndërsa për lojtarin Interi ka menduar një kontratë katërvjeçare, por me një ofertë tepër joshëse për atë që vjen më pas: futbollin kinez dhe milionat e tij. Suning zotëron 70% të aksioneve të Interit por kompania e tij, Suning Holding Groups, ka në pronësi edhe klubin kinez Jiangsu Suning.

Dhe kroatit do t’i jepet mundësia që pasi të përfundojë katër vitet në nivelin e lartë me Interin, kur të ketë mbushur 36 vjeç, të përfitojë nga milionat që futbolli kinez i ka me shumicë. Një ofertë tunduese, me të cilën Interi shpreson të bindë kroatin të vishet ziklatër.

Related posts

Shaqiri në mëdyshje për të ardhmen, peshkohet nga një ekip i Premier League

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Marotta siguron: Askush nuk largohet, merkatoja jonë është mbyllur

F.autor

Reagon Dua Lipa, mohon lidhjen me Marco Asension, i ka dy fjalë edhe për Realin

Sadik.Autor

Leave a Comment