Futboll La Liga Sport

COURTOIS tek Real Madrid/ Portieri i CHELSEA jep përgjigjen PËRFUNDIMTARE

Prej kohësh Real Madrid është vënë në ndjekje të portierit të Chelsea Tibo Kurtua, me belgun që po përflitet çdo ditë e më shumë për një largim nga londinezët.

E mesa duket gjithçka pritet të mbyllet shumë shpejt, pasi “gardiani” raportohet t’i ketë kërkuar drejtuesve të klubit anglez dhe njëkohësisht edhe trajnerit Sarri ta lejojnë të largohet nga “blutë”.

Më herët vetë tekniku italian deklaroi se në ekip nuk i duhen lojtarë të pamotivuar, duke i lënë derën e hapur portierit, që tashmë mesa duket pritet të bëjë gati valixhet për në Madrid, aty ku disa sezone më parë luante me Atletikon.

Related posts

“KUR LUAJ SHFAQ PERSONALITETIN TIM NË FUSHË”/ Ibrahimovic: Ju tregoj sekretin e formës sime…

Delo.autor

LËSHON NJË DEKLARATË PROVOKUESE/ Gascoigne: Shilton, pa Maradona-n nuk do të njihte askush

Delo.autor

Miliarderi amerikan interesohet për blerjen e Milan…

Sadik.Autor

Leave a Comment