Futboll La Liga

Inter godet në merkato, Rafinha dhe Lopez pranë firmës zikaltër

Është Rafinha goditja e kësaj merkato dimërore të Inter. Pasi ka siguruar aprovimin e futbollistit për transferimin, klubi zikaltër ka rritur ofertën për të bindur Barcelonën që të lërë të lirë Rafinhan të largohet. Mesfushori i klubit katalanas do të transferohet te Inter në formën e huazimit me të drejtë blerje, të fiksuar në shumën 20 milionë euro, plus 3 milionë të tjerë në bonuse. Manzinho, babai dhe menaxheri i futbollistit, si dhe ndërmjetësuesi Nicola Innocentin po punojnë për të finalizuar transaksionin në Katalonjë.

Rezultate imazhesh për lisandro lopez benfica

Kështu, asnjë detyrim ndaj zikaltërve për ta blerë futbollistin, të cilët janë të interesuar kryesisht për kushtet dhe gjendjen fizike të futbollistit që nuk zbret në fushë prej plot tetë muaj. Konkretisht, në rast se mes klubeve do të arrihet marrëveshja, atëherë, përpara firmës në kontratë, futbollisti do të duhet t’i nënshtrohet kontrollit dhe vizitave të detajuara, për të përcaktuar situatën dhe gjendjen e tij reale. Ndërkohë, në përpjekjet për të konsoliduar repartin mbrojtës, Inter mund të ketë gjetur qendërmbrojtësin e duhur. Zikaltërit kanë përfshirën në listën e tyre të objektivave argjentinasin e Benficas, Lisandro Lopez, për një transferim në kushtet e huazimit me opsion blerje, për shumën 11 milionë euro.

Related posts

BARCELONA-LIVERPOOL/ Spektakël në “Camp Nou”, ja çfarë ndodh 20 minutat e para

Delo.autor

BIND DE LIGT T’I BASHKOHET “ZONJËS SË VJETËR”/ Sarri gati “revolucionin” taktik tek Juventus, ja skemat

Delo.autor

Real Madrid, ka gati dy emra nëse nuk arrihet marveshja me Neymarin

Sadik.Autor

Leave a Comment