Futboll La Liga Sport

Momente vendimtare për Modric/ Zbuloni planin PËRFUNDIMTAR të REALIT

Nëse kjo është vetëm një çështje parash, Real Madridi nuk dëshiron të lërë asnjë gur të palëvizur, në përpjekjen për ta “ankoruar” Luka Modric në Madrid. Sipas raporteve të “Marca”, kampionët europianë në fuqi janë gati të rishikojnë angazhimin financiar të kroatit në “Bernabeu”, që aktualisht merr 8 milionë euro në vit.

Gazeta spanjolle thekson se lojtari kroat nuk i ka ndalur spekulimet me një mesazh në mediat sociale dhe zbulon hidhërimin e klubit madrilen ndaj agjentëve, që orkestruan këtë përpjekje për ta transferuar nënkampionin e botës tek Interi, në Seria A, me njëlloj frymëzimi të njëjtë si në “rastin Ronaldo”.

Megjithatë, epilogu i historisë në fjalë po afron. Luka Modric, i cili tani duhet të rifillojë stërvitjen në “Valdebebas”, është gati të përballet me Florentino Perez, për t’u fokusuar përfundimisht në të ardhmen e tij.

Related posts

ZYRTARE/ Fitoi gjithçka në futboll, Arjen Robben jep dorëheqjen: Ju falenderoj për mbështetjen

Delo.autor

E BUJSHME/ Milan kërkon mesfushorin e United-it për sezonin e ardhshëm

Q.Autor

NJË PILOT I JASHTËZAKONSHËM NË FORMULA 1/ Kimi Raikonen rrëfen: 16 ditë i dehur? Ishte diçka…

Delo.autor

Leave a Comment