Futboll Seria A

Merkatoja e Milanit / Ja talentet në Gjermani, të piketuara nga Mirabelli

Udhëheqja e Milanit ishte i qartë: nuk ka përforcime në janar, pas shpenzimeve faranike në merkaton e verës së kaluar. Megjithatë, Mirabelli, drejtori sportiv, ende fluturon drejt Gjermanisë për të hetuar disa emra të së ardhmes.

Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, drektori sportiv i kuqezinjve do të ndjekë tri ndeshje në Bundesligë, për të parë nga afër disa talente, që janë tashmë në listën e tij. I pari është Julian Brandt, një 21-vjeçar nga Bayer Leverkusen, me 12 paraqitje në skuadrën gjermane.

Ai synon pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018 dhe kushton më shumë se 25 milionë euro, por mund të jetë një “hit” i madh. Në fokus të “Djallit” ka përfunduar edhe Julian WEIGL, 22-vjeçari i Borussia Dortmundit, që tashmë ka të gjithë personalitetin e duhur në frontin e mbrojtjes dhe pëlqehet nga shumë ekipe në Europë.

Ai shënon pak, por e menaxhon topin në mënyrë të përkryer dhe mund të jetë njeriu i duhur për kërcimin cilësor në mes të fushës.

Në të njëjtën moshë dhe me të njëjtin interes është Max Meyer i Schalke, mesfushor teknik, i cili në disa raste mund të avancohet. Ai është jashtë kontratës në qershor dhe mund të jetë një punë e madhe për kuqezinjtë.

Te Borussia Moenchengladbach, gjithashtu, po vëzhgohet Thorgan Hazard, vëllai i Edenit: ai preferon për të luajë në të majtë të një tresheje sulmuese dhe do të jetë një përforcim i mirë i Milanit, për skemën 4-3-3.

Në listën kuqezinjve është shtuar edhe Upamecano, së fundi, 19-vjeçar. Mbrojtësi i Leipzig tashmë ndiqet edhe nga Liverpool dhe Manchester United. Pra, pas Rodriguez dhe Calhanoglu, Milani ende do të tërheqë elementë të duhur nga Bundesliga.

Related posts

“SHQIPËRIA ËSHTË NJË EKIP NË NDËRTIM E SIPËR”/ Agolli: T’i japim kohë kuqezinjve, ja lojtarët që marrin skuadrën përsipër…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Holanda mposht Austrinë falë dyshes Depay-Dumfries dhe kualifikohet në 1/8-at

Delo.autor

Gati kontrata e re, 3 milionë euro në sezon për Cutrone

Sadik.Autor

Leave a Comment