Futboll Sport

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ Skënderbeu mposht Laçin , fiton Superkupën e Shqipërisë

U luajt sot në stadiumin “Selman Stërmasi” ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë. Kjo ishte hera e tretë që ata përballeshin në një finale të Superkupës së Shqipërisë. Të dyja ekipet drejtoheshin nga trajnerë debutues, ku për Mërgjyshin ishte hera e parë në stolin e Laçit, ndërsa për Shehin ishte ndeshja e parë zyrtare si trajner.

Pjesa e parë u karakterizua nga aksione të ndryshme nga të dyja ekipet, ku ekipi më kërkues ishte Skënderbeu. Radas në minutën e 22-të pati një rast të mirë nga një goditje dënimi nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë. Rasti më i rrezikshëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 37-të ku Krasniqi godet me kokë pas një harkimi, por portieri Selmani bën mrekullinë. Minutat në vazhdim folën për Laçin, ku në fillim Uzuni dhe pastaj Sefgjini patën disa raste, por pa mundur dot të shënojnë. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Pjesa e dytë fillon me zëvendësime në radhët e Laçit, largohet Bushi dhe aktivizohet Hadroj. Në minutën e 48-të Lushkja kalon në avantazh Lacin. Në minutën e 53-të Selmani bën sërisht heroin duke pritur gjuajtjet e Kastratit dhe Bregut. Por një minutë më vonë, fati nuk është me portierin e Lacit, pasi nga një goditje këndi, Aliti me kokë barazin shifrat. Në minutën e 68-të Bregu fiton një penallti, që realizohet nga Muzaka me “panenka”. Në minutën e 71-të duke përfituar nga një dalje e gabuar e Selmanit, Bregu shënon golin e tretë. Ky gol solli tensione, pasi u hodhën shishe plastike. Laci kërkoi golin me me çdo kusht dhe në minutën e 85-të shënon Xhixha. Edhe pse u dhanë 4 minuta shtesë rezultati nuk ndryshoi dhe Skënderbeu fiton Superkupën.

Related posts

SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ Kosova, për herë të parë në histori luan me Spanjën. Ja kundërshtarët e “Dardanëve”…

Delo.autor

HEROI ANKINFEEV/ Nga gafat që eleminonin Rusinë tek protagonizmi që kualifikon organizatorët

Isa.Autor

DO TË LARGOHET NGA INTER NË FUND TË SEZONIT/ E ardhmja e Godin, sirena angleze për mbrojtësin

Delo.autor

Leave a Comment