Futboll Sport

Ronaldo NIS TË FLASË ITALISHT: Një ditë emocionuese…

Pas miqësores në “Villar Perosa”, ku shënoi pas vetëm tetë minutash në ndeshjen e Juventus “A” kundër Juventus “B”, Cristiano Ronaldo ka falënderuar tifozët me një postim në italisht në “Instagram”, i pari për të në gjuhën e ekipit të ri.

Portugezi ka pranuar se është ndjerë i emocionuar në një ditë ku ka pasur 15 mijë tifozë të pranishëm, patjetër të tërhequr edhe nga prania e “CR7”.

“Një ditë emocionuese në një atmosferë të veçantë që tregon historinë fituese të Juves. Falënderoj të gjithë tifozët për ngrohtësinë e madhe!” Në fund të postimit “CR7” ka publikuar edhe hashtag #FinoAllaFine (deri në fund).

Related posts

INTER – BENEVENTO/ “Zikaltërit” kërkojnë të vazhdojnë me fitore edhe në kupë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SFIDA MERR KTHESË TË MADHE/ Sanchez bëhet “djall”, Sampdoria ngrin “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Pyetet nëse ka bërë sherr me Salah, Klopp jep këtë përgjigje

Delo.autor

Leave a Comment