Bundesliga Futboll Sport

MULLER: Lewandowski tregoi pse BAYERN nuk do ta lërë të largohet POLAKUN

Thomas Muller thotë se Robert Lewandowski e tregoi vetë se pse Bayern Munich refuzoi ta shesë atë, duke iu referuar “hat-trick” të polakut në Superkupën e Gjermanisë, dielën. E ardhmja e Lewandowskit ka qenë temë e spekulimeve të forta, me 29-vjeçarin që thuhet se ishte i prirur për një sfidë të re, duke bërë që disa të kritikojnë nivelin e tij të angazhimit.

Muller mendon se shfaqja e tij ndaj Eintracht Francfurt ishte përgjigja e përsosur dhe tregon pse Bayern Munich ka qenë i vendosur të refuzojë shitjen e sulmuesit të vet kryesor: “Kjo ishte një përgjigje e madhe prej tij ndaj kritikave. Robert tregoi cilësinë e tij përsëri, edhe pse nuk duhet t’ia dëshmojë klasin askujt. Thjesht duhet të shohim se ai është në 100 për qind dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Prandaj, klubi nuk po e lë të largohet”.

Jeronim Boateng e humbi ndeshjen, ndërsa biseda vazhdon për një lëvizje të tij drejt PSG, por Muller nuk dëshiron që qendërmbrojtësi të largohet: “Kemi nevojë për Jerome. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Nëse është pa probleme lëndimesh, ka shumë pak mbrojtës në botë, që kanë cilësinë e tij”.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, vlerësoi gjithashtu performancën e Lewandowskit në dritën e pasigurisë për të ardhmen e tij: “Ai është një profesionist, ky ishte reagimi i duhur. Kjo ishte ajo që dëshiroja që ai të bënte. Kjo ishte saktësisht përgjigjia e duhur. Lewandowski është, për mua, një nga më të mirët, nëse jo sulmuesi më i mirë në botë”.

Related posts

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi, Shqipëria miqësore në Spanjë ndaj Katarit

F.autor

Bixente Lizarazu: VAR-i në futboll? Si të bësh seks pa dëshirë

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Do përcaktohen dy skuadrat e para çerekfinaliste, ja ndeshjet e ditës së sotme

Delo.autor

Leave a Comment