Futboll Sport

ERDHËN ME SHUMË BUJË/ Njihuni me 10 blerjet e debatueshme të kësaj vere

Në këtë merkato vere janë bërë blerje të goditura, por ka edhe afrime, të cilat kanë sjellë jo pak debate brenda klubit dhe ndërmjet tifozëve. Faqja online “FourFourTwo” ka renditur 10 blerjet më të debatueshme në 5 kampionatet kryesore të Evropës. Për këta emra ky vit futbollistik do të shërbejë për t’u treguar kritikëve se sa ata vlejnë dhe se klubet bënë mirë që besuan në shërbimet e tyre. Por harrojeni numrin 4 në renditje që kritikohet se nuk ka bërë asgjë.

10)Jack Wilshere te West Ham – U ble me parametra zero, por revista pyet nëse ai është marrë për atë çfarë është, apo për atë që pritej të bëhej?

9)Adama Traore nga Middlesbrough te Wolverhampton – I blerë për 20 milionë paund, duket se Wolves kanë investuar në një evolucion që nuk ka gjasa që të ndodhë

8)Richarlison nga Watford tek Everton – Trajneri Marco Silva e mori me vete, por për shërbimet e tij pagoi 50 milionë sterlina. Një shifër e ekzagjeruar sipas “FourFourTwo”, por duhet thënë se sulmuesi në debutim realizoi dygolësh kundër Wolves

7) Paulinho nga Barcelona te Guangzhou – Pas vetëm 1 sezoni, braziliani kthehet në Kinë për 50 milionë euro, 10 më shumë se sa shifra e paguar nga Barça në vitin 2017.

6)Andriy Yarmolenko nga Borussia Dortmund te West Ham – Duket se “Çekiçët” kanë blerë një lojtar në rënie të lirë.

5)Joe Hart nga Manchester City te Burnley – Për revistën shtrohet pyetja nëse te Burnley me të vërtetë kanë nevojë për një portier që ka luajtur keq në vitet e fundit dhe që ka një rrogë kaq të lartë?

4)Tottenham (të gjithë futbollistët që nuk ka blerë) – Revista tallet me pronarin e Spurs, Daniel Levy, që zgjidhi të mos bënte as blerje dhe as shitje në këtë verë.

3)Salomon Rondon nga West Bromwich te Newcastle – “Qymyrxhinjtë” kishin nevojë për një sulmues të rëndësishëm, ndërsa në realitet arritën të merrnin të huazuar vetëm Rondon.

2)Leonardo Bonucci nga Milani te Juvja – Kthimi i mbrojtësit është një çështje sentimentale dhe një blerje që nuk ka shumë logjikë

1)Javier Pastore nga PSG te Roma – “Monchi ka ndërtuar karrierën e tij mbi aftësinë e të bërit merkato në mënyrë inteligjente dhe një blerje e gabuar nuk mund ta njollosë reputacionin e tij. Por realisht, blerja e Pastore-s është diçka e shëmtuar”.

Related posts

PSG-së i kthehen katër lojtarë, gati për Realin

Q.Autor

MILAN-ROMA/ GATTUSO I IRRITUAR jep mesazhin SHOKUES për lojtarët e tij

Isa.Autor

Firmë në fund të merkatos/ Partizani nis bisedimet me ish-mesfushorin e Kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment