Futboll Seria A Sport

ÇMENDEN TIFOZËT E INTERIT/ Herët a vonë MODRIC do të luajë në ITALI

Menaxheri i Luka Modric beson se herët a vonë lojtari që ai përfaqëson do të luajë në Itali. Deklarata e tij do të interpretohet si presion në Madrid, ku prej javësh flitet për një interesim të Interit për kroatin.

Modric dëshiron shumë të largohet nga Reali, por spanjollët nuk janë të gatshëm ta lënë të lirë. Me shumë gjasa kroati do të largohet vitin tjetër, ose në vitin 2020 si lojtar i lirë, kur t’i përfundojë kontrata që ka me madrilenët.

Menaxheri i tij Marko Naletilic, tha për “Tuttosport”: “Nuk e di arsyen, por Modric dëshiron të jetë një yll i Serie A me Interin. Të shohim se si do të shkojnë punët. Besoj se herët a vonë Luka do të luajë në Itali. Si shumë kroatë të moshës së tij, edhe ai është rritur duke parë futbollin italian”.

Naletilic gjithashtu shtoi se transferimi i Cristiano Ronaldos nga Reali te Juventusi ka ndikuar në vendimin e marrë nga lojtari që ai përfaqëson. “Fakti që Interi u përpoq ta blinte dhe Modric e mori në konsideratë ofertën tregon ndikimin e madh që ka Ronaldo që tani në futbollin italian”.

Edhe pse në Milanon zikaltër kanë ende shpresa që Reali të ndryshojë mendje. Modric ka udhëtuar në Estoni me Realin ku do të luajë në Superkupën e Europës kundër Atletico Madrid të mërkurën, e më pas nis kampionatin spanjoll të dielën kundër Getafes.

Po të dielën nis edhe Serie A, me Interin që udhëton në fushën e Sassuolos, ndërsa këtë vit përgatitet edhe për rikthimin në Champions League pas gjashtë vitesh mungesë.

Related posts

NDOQI DERBIN NDAJ TIRANËS NGA TRIBUNA/ Sulmuesi i ardhur me bujë jashtë planeve të Partizanit

Delo.autor

“BARI I THATË DHE SHUMË VAPË”/ Sulmuesi Griezmann analizon problemet pas barazimit me Hungarinë

Delo.autor

“FORBES” PUBLIKON LISTËN/ Ja 10 basketbollistët më të paguar të vitit 2021 në NBA…

Delo.autor

Leave a Comment