Futboll Seria A Sport

KEITA thotë fjalët e para si zikaltër: E njoh trajnerin Spalletti, me ICARDIN do…

Keita Balde është blerja më e re e skuadrës së Interit. Lojtari ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka thënë menjëherë fjalët e tij të para si një lojtar zikaltër. Ai menjëherë ka thënë fjalë të mira për kapitenin Ikardi duke e cilësuar si një lider.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me familjen e Interit dhe do të jap gjithçka në fushë që t’i bëj tifozët të lumtur. Me Mauron, kaluam kohë së bashku në Barcelonë, e kam njohur që kur isha i vogël. E njoh trajnerin Spaleti, ai më tregoi shumë përkrahje dhe me të vërtetë më donte mua, jam këtu për të dhe për projektin që Interi ka.

Unë jam rikthyer në Itali me një dëshirë të madhe për të luajtur për një klub të madh, kam përvojë në këtë ligë dhe dua të bëj mirë. Tifozët janë gjithmonë të mirë, dua që ata të jenë të lumtur”.- ishin fjalët e para të Baldes.

Related posts

UEFA PUBLIKON EMRAT E GJYQTARËVE/ Një katërshe rumune, ja kush do të vendosë drejtësi në ndeshjen Turqi-Shqipëri

Delo.autor

NGA AFRIMET TEK HUAZIMET/ “Galaktikët” e Realit, 17 lëvizje për t’i bërë vend yllit Mbappe

Delo.autor

Pse Messi dhe Suarez munguan në ceremoninë e lamtumirës së Iniestas?

Sadik.Autor

Leave a Comment