Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Juventus “shkund” merkaton, gati akordi për një rikthim të bujshëm

Juventus nuk kërkon gjë tjetër përveçse të fitojë Champions League në sezonin e ri. Këtë e tregon edhe merkatoja e bërë nga bardhezinjtë, duke afruar lojtar të nivelit Cristiano Ronaldo. Megjithatë kampionët e Italisë nuk ndalen me kaq. Sikurse raporton “Tuttosport” drejtuesit e skuadrës kanë gati një projekt për të sjellë në skuadër Paul Pogba, por bashkë me të edhe Adrien Rabiot nga PSG-ja.

Merkatoja në Itali po numëron orët e fundit, por që duket se për gjëra të mëdha koha është gjithmonë e mjaftueshme, sidomos kur bëhet fjalë për një ekip që në vitet e fundit e ka dominuar futbollin në vendin e vet, ndërsa tashmë kërkon të “pushtojnë” Europën.

‘Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të ndodh, pasi padyshim pas CR7 kjo mund të ishte blerja e dytë më e bujshme e merkatos së verës 2018-të.

Related posts

LUHEN DY PËRBALLJE PËR MILIONA EURO/ Inter dhe Milan, gjithçka ose asgjë në 90 minutat e fundit

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas 18 minutash lojë, mesfushori i “Topçinjve” zhbllokon sfidën me një “predhë” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

PLAS SKANDALI TEK INTERI/ Kërcënohen bashkëshortja dhe e bija e Nainggolanit

Delo.autor

Leave a Comment