Futboll Sport

GOLI SPEKTAKOLAR/ Sërish MAGJI, INIESTA lë gojëhapur japonezët, edhe MESSI do ta kishte zili (VIDEO)

Andres Iniesta është 34 vjeç dhe kur iku nga Barcelona tha se e bënte për faktin se nuk ndihej më në lartësinë e duhur fizikisht, për të luajtur në një klub aq të madh e më kërkesa të jashtëzakonshme.

Mesfushori legjendar shkoi në Japoni, te Visel Kobe, ku luan edhe Lukas Podolski, një tjetër emër i madh i futbollit botëror, edhe ky kampion bote.

Pak ndeshje dhe tashmë dy kampionët po tregojnë çfarë dinë të bëjnë. Javën e shkuar Podolski dha pasimin final dhe Iniesta shënoi një gol të mrekullueshëm, ndërsa sot ndodhi e njëjta gjë.

Iniesta barazoi në minutën e 17-të ndaj Hiroshimës kryesuese dhe Iniesta shënoi një supergol, me një predhë nga distanca, pas pasimit të Podolskit. Me këto paraqitje, është një mëkat që Don Andres u largua nga Europa.

 

Related posts

DËSHTOI TEK HAMBURGU/ Spanjë apo Itali, dilema e madhe e Mërgim Mavrajt

Isa.Autor

SEZON I PAZAKONTË/ Vite pritje, ja skuadrat që u shpallën kampionë pas shumë kohësh

Delo.autor

SPRINTI FINAL/ Dy futbollistë të Real Madrid mbyllin sezonin

F.autor

Leave a Comment