Futboll Premier League Sport

Refuzoi ekipet më të mëdha të Premier, Zaha rinovon kontratën me Palace

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Wilfried Zaha, ka rinovuar deri në vitin 2023 kontratën me skuadrën e Crystal Palace. Një rinovim që pritej, duke qenë se sulmuesi 25-vjeçar këtë verë refuzoi oferta nga shumë skuadra “big” në Premieri League. Lojtari që ka ardhur nga akademia e këtij klubi, në tri sezonet e fundit është zgjedhur si “futbollisti më i mirë” i klubit. Ndërkohë që, në javën e parë të këtij sezoni, ai realizoi golin e dytë për skuadrën e Palace, në fitoren 2-0 në fushën e Fulham.

“Jam i lumtur dhe i nderuar që do të qëndroj te skuadra e Palace. E kam dashur më shumë se kushdo këtë rinovim dhe tani jam fokusuar tërësisht tek sezoni që sapo ka nisur”, u shpreh Zaha për mediat britanike, ndërkohë që sezonin e kaluar ai realizoi 9 gola e 3 asist në 29 takime me Crystal Palace. Kontratën e parë me këtë skuadër ai e ka nënshkruar në vitin 2015, ndërkohë që tani ai e rinovon atë deri në vitin 2023, një lojtar që konsiderohet mjaft i rëndësishëm te skuadra e Palace.

Related posts

LIVE/ Serbia pragmatiste e mbyll në avantazh pjesën e parë kundër Zvicrës (VIDEO)

Isa.Autor

PËRMBYSJA E MADHE NË “ANFIELD”/ Shaqiri i lumtur me fitoren: Jam i tronditur me atë që ndodhi…

Delo.autor

U ARRESTUA I DEHUR/ Kampioni i botës kërkon falje publike, marr përgjegjësinë për…

Isa.Autor

Leave a Comment