Futboll Premier League Sport

BEFASON FRED/ Legjenda e ARSENALIT e bindi t’i bashkohet Man United

Mesfushori i Manchester United Fred ka zbuluar se legjenda e Arsenal Gilberto Silva e ka bindur t’i bashkohet Djajve të Kuq. Fred ishte një nga tre blerjet e reja të United këtë verë, duke iu bashkuar nga Shakhtar për 60 mln euro.

Braziliani është përfolur për një kalim te rivalët e Manchester City teksa edhe PSG ka shfaqur interes për të. Gjithsesi, Fred pretendon se agjenti i tij, legjenda e Arsenal Gilbrto Silva e ka bindur t’i bashkohet klubit të Old Trafford.

“Kisha opsione në Angli dhe në Europë,” shprehet Fred.“Manchester City, PSG, por kam zgjedhur United. Fola me agjentin tim Gilberto Silva, i cili ka luajtur tek Arsenal.

“Ai më tha se United është një klub i madh. Fola edhe me familjen dhe miqtë e mi. Kur u thashë emrin e ekipit, pashë fytyrat e tyre. Jam i sigurt se kam bërë vendimin e duhur.”

Related posts

Largimi i papritur i Zidane/ Reali i Madridit me mision në Angli për Jurgen Klop

Sadik.Autor

Caktohen gjyqtarët për sfidën Luftëtari – Skënderbeu, zbuloni emrat e “Bilbilave” për ditën e sotme

Isa.Autor

Liverpool shpërblen Mane

Q.Autor

Leave a Comment