Futboll La Liga Sport

ZËVËNDËSUESI I BUSKETS/ Barça i frikësohet PSG-së për një SUPER mesfushor

Ivan Rakitiç është në radarin e Paris Saint Germain. Pas përformancës pozitive që zhvilloi në Kupën e Botës me Kroacinë që arriti deri në finale, mesfushori i katalanasve ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të PSG-së. PSG ka mundësi financiare për të blerë kartonin e 30-vjeçarit, pasi klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij është 125 milionë euro. Një shifër shumë brenda mundësive të kampionëve francezë.

E përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, raportoi më 9 gusht interesin e PSG-së për mesfushorin kroat. Ndërkohë që sot shkruan që ‘Operacioni Rakitiç’ i klubit parisien shkon paralelisht me interesin e Barçës që ka për Adrien Rabiot. Mesfushori aktualisht ka refuzuar ofertën e rinovimit me klubin e tij dhe mundësia e kalimit te blaugranët është e madhe.

Mirëpo, trajneri Ernesto Valverde pavarësisht interesit për Rabiot nuk ka asnjë plan dhe dëshirë për të larguar Rakitic nga skuadra. Sidoqoftë, rreziku nga gjigantët francezë mbetet. Megjithatë, Barça pritet të shqyrtojë kontratën me kroatin, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për të vazhduar në “Camp Nou”. Problemi i vetëm mbetet plotësimi i kushteve të lojtarit në kontratë, në të kundërt oferta e PSG-së do t’i prishë punë Barçës.

Rakittic ka nënshkruar kontratën në vitin 2017-të deri në 2021-in me kampionët e La Ligës.

Related posts

SKANDALI/ Doli pozitiv me doping, ja dënimi i rëndë që merr kampioni i botës në çiklizëm…

Delo.autor

100 pasime, Hysaj ndër më të mirët në fushë

Sadik.Autor

“PEKIN 2022″/ 70 mijë teste anti-Covid në ditë, ja si vijon beteja në Fshatin Olimpik

Delo.autor

Leave a Comment