Futboll Sport

E BUJSHME/ Jo vetëm “Qemal Stafa”, një tjetër stadium legjendar drejt shembjes

Mesa duket justifiket e përdorura gjatë shembjes së stadiumit historik Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”, se vjen një moment që e vjetra duhet ti hap rrugë modernes, nuk është vetëm një argument shqiptar.

Kjo pasi së fundmi edhe në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës, janë publikuar planet për shembjen e stadiumit legjendar të River Plate, “El Monumental”. Impianti 70 mijë vëndësh i hapur në vitin 1938 ka pritur disa nga ndeshjet më të zjarrta në historinë e futbollit, duke përfshirë edhe finalen e paharrueshme të Botërorit në vitin 1978 të fituar nga Argjentina 3-1 kundër Holandës. Po ashtu janë zhvilluar disa finale të Copa Liberdadores, dhe Kupës së Amerikës, për të mos përmendur përballjet fenomenale mes ekipit vendas dhe rivalëve nga i njëjti qytet Boca Juniors.

Në stadium janë bërë rinovime të vazhdueshme, por fatkeqësisht impianti ka probleme të rënda sigurie në strukturën e jashtme, e cila në shumë vende ka pësuar dëmtime të parikuperueshme. Në këtë mënyrë klubi por edhe federata në bashkëpunim me qeverinë po përgatisin një projekt të detajuar i cili pritet të kompletohet brenda 10 viteve të ardshme.

Në këtë mënyrë pas “Wembley” në Angli, futbolli botëror do humbasë një tjetër tempull të tij, por sigurisht në mënyrë të justifikueshme pavarësisht reagimeve të shumta të tifozëve.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Luftëtari. Rezultati 1-1

Delo.autor

Prapaskenat te Skënderbeu pas vendimit të KAS, zbulohet biseda e drejtuesve me lojtarët. Trajneri…

Sadik.Autor

SPORTISTI SHFRENON FANTAZINË/ Atleti pret finishin në mënyrë të PABESUESHME duke…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment