Futboll Sport

BEFASON PSG/ Klubi francez dëshiron që të transferojë “DËSHTAKUN” e TOTTENHAM

Anglezi Danny Rose raportohet se është synimi numër 1 i kampionëve të Francës, me menaxherin e tyre që e dëshiron atë në skuadër para se të mbyllet afati kalimtar. Trajneri i Paris Saint-Germain Thomas Tuchel beson se skuadra e tij ka nevojë për disa blerje.

“Shpresoj që afati kalimtar nuk ka përfunduar me ne”, tha Tuchel në një konferencë për shtyp të premten. “I besoj menaxherëve të mij dhe drejtorit sportiv, Antero Henrique”.

“Nuk komentoj për thashethemet në një afat kalimtar, por mund të them që tri vite më parë kam luajtur kundër Tottenham dhe Danny Rose (kur ishte në detyrë në Bourssia Dortmund) dhe për tri ditë dëshiroja të zbuloja se si të përballesha me ta”.

Toby Alderweireld dhe Mousa Dembele po ashtu janë lidhur me një largim nga Spurs, por mbyllja herët e afatit kalimtar në Angli, në gusht, ka bërë që ata ende të mos zëvendësohen.

Raportet po ashtu kishin shkruar se PSG ka bërë një ofertë 100 milionë për Christian Eriksen por menaxheri i Spurs, Mauricio Povhettino beson se skuadra e tij nuk bën të preket”.

Related posts

Donnarumma largohet nga Milani, gati transferimi tek PSG

Q.Autor

Trajneri i Elbasanit tregon për sulmet ndaj tij “Dy herë më kanë kërcënuar me jetë”

Sadik.Autor

“45 MINUTA LARG VDEKJES”/ Si bashkëshortja i SHPËTOI jetën futbollistit të Premier Ligës (FOTO)

F.autor

Leave a Comment