Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA/ Napoli-Milan: Zero fitore në 7 ndeshje për “Djajtë” në “San Palo”

Napoli e ka nisur sezonin 2018.19 të Serisë A me një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e Lazio-s. Gjithsesi, gjërat nuk do të bëhen më të lehta për skuadrën e Ancelotti-t, që do të presë në shtëpi Milan-in mbrëmjen e kësaj të shtune.

Pas një faze përgatitore mesatare (2 fitore, 3 humbje), kjo do të jetë ndeshja e parë e skuadrës së Gennaro Gattuso-s në kampionatin italian, duke parë se takimi i fundjavës së kaluar, kundër Genoa-s, është shtyrë. “Djalli” ka patur një paraqitje mesatare në ndeshjet e kampionatit të kaluar që ka luajtur në transfertë: 8 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

Këto dy skuadra janë përballur 142 herë në kampionat, me Napoli-n që ka marrë 43 fitore, ndërsa Milan 54. 45 takime janë mbyllur në barazim. Por, Napoli dominon për sa i takon ndeshjeve të luajtura në shtëpi: 28 fitore, 21 barazime, 22 humbje.

Për më tepër, “axurrët” kanë një ecuri prej shtatë ndeshjesh radhazi pa pësuar asnjë humbje kundër Milan (5 fitore, 2 barazime) dhe, gjithashtu, nuk kanë pësuar asnjë humbje kundër tyre në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi. Milan ka humbur vetëm dy nga 20 ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat (11 fitore, 7 barazime, 2 humbje).

Related posts

I PËRFUNDON KONTRATA ME PARTIZANIN NË FUND TË SEZONIT/ Mesfushori Hyseni: Dëshira ime është që të luaj në…

Delo.autor

“EJA NË SHTËPI”/ Pas Ronaldos, JUVENTUSI në janar ‘ÇMEND’ të gjithë me këtë transferim

Isa.Autor

NDESHJET KUALIFIKUESE PËR “KATAR 2022″/ Guardiola jep alarmin: Premier League duhet të jetë e shqetësuar

Delo.autor

Leave a Comment