Futboll Sport

LUFTOJNË PËR TITULL/ Feyenoordi merr një fitore me GOLEADË në fushën e Herenveenit

Fitore me goleadë e Feyenoordit në fushën e Herenveenit në javën e tretë të Eredivizie. Skuadra nga Roterdami triumfoi me rezultatin 3-5, duke lëshuar disi në pjesën e dytë, madje edhe duke e rrezikuar suksesin. Skuadra e drejtuar nga van Bronckhorst u duk se i hipotekoi tri pikët që në pjesën e parë, pasi e gjeti 3 herë rrjetën në këtë fraksion me autorë Toornstran, që shënoi dygolësh (4’ dhe 45’) dhe van Persin.

Në fillim të pjesës së dytë Malacia i çoi shfrat në 0-4, por vendasit reaguan duke shënuar tri herë radhazi me Woudenberg, Pierie dhe Bulthuis. Në kohën shtesë, atëherë kur Herenveeni besonte se mund të bënte mrekullinë për të shmangur humbjen, Ayoub vulosi shifrat përfundimtare në 3-5. Për Feyenoordin kjo ishte fitorja e dytë radhazi pas humbjes në javën premierë në fushën e Graafchap.

Në takimet e tjera Willem II shkatërroi 5-0 Heracles, ndërsa Utrechti barazoi 1-1 me Venlo.

Related posts

DEKLARATA E ISH-PRESIDENTIT TË MILANIT/ Berlusconi: Nuk po më pëlqen futbolli modern, ja arsyeja…

Delo.autor

BARAZIMI NDAJ NORVEGJISË PËR “QATAR 2022″/ Van Dijk: Haaland na dha një leksion

Delo.autor

HIDHET SHORTI I KUPËS SË ITALISË/ Buzëqesh Milan dhe Juventus, ja kundërshtari i fortë për “Zikaltërit” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment