Futboll Kombëtarja Sport

Grezda drejt Rangers/ Panucci: Është i shpejtë, mund të bëjë gjëra të mëdha

Eros Grezda është shumë pranë firmës me klubin e njohur skocez, Rangers. Sulmuesi i kombëtares kuq e zi sapo është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti për një kohë të gjatë larg fushave dhe është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Mediet angleze raportojnë se ai do të kalojë në klubin e njohur të Skocisë, për një shifër që shkon deri në 2 milionë euro.

Për këtë lëvizje të bujshme që po përflitet në orët e fundit, në një prononcim për median britanike, “The Sun”, ka folur edhe tekniku i ekipit kombëtar Christian Panucci.

“Eros është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Ai është shumë i shpejtë dhe mund të bëjë gjëra të mëdha në fushë. Mendoj se është përmirësuar shumë që nga koha kur u transferua në Kroaci te Osijek”, ka thënë italiani.

Më tej Panucci ka folur edhe për cilësitë që Grezda disponon dhe që mund të bëjë shumë punë te skuadra e Stiven Gerrard.

“Nga sa informacione kam për të, më herët ka pasur interesime edhe nga klube në Itali e Turqi. Erosi është një lojtar me një nivel teknik shumë të mirë, por gjithashtu ai mund të shënojë edhe gola shumë të rëndësishëm, siç ai që i shënoi Turqisë për ne. Për më tepër është akoma i ri dhe mund të bëjë edhe më mirë. Ai është një lojtarë kyç për ne, por edhe shumë i dashur”, është shprehur tekniku kuq e zi.

Grezda në këto dy vitet e fundit ka treguar se është një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e Panuçit. Rikthimi i tij do të jetë një ndihmë shumë e madhe për skuadrën në prag të ndeshjeve për Uefa Nations League.

Related posts

RUSI 2018/ Mesfushori i Brazilit mbetet i dëmtuar, do të mungojë kundër Zvicrës

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ “Gjelat” të papërmbajtshëm, Mbappe ndëshkon Kazakistanin (VIDEO)

Delo.autor

LAJM I MIRË PËR KOEMAN/ Rikthehet në stërvitje për sfidën ndaj Atletico Madrid ylli…

Delo.autor

Leave a Comment