Futboll Sport

PLAS SKANDALI TEK PSG/ Drekë me TUCHEL, BUFFON do një CIGARE pas BUKE

Trajneri Tomas Tuhel do ta lerë portierin Xhanluixhi Bufon jashtë në takimin e radhës të skuadrës së PSG-së. Veterani italian do t’i hapë rrugën gardianit tjetër, Alfons Areola në takimin e 1 shtatorit kundër Nim.

Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku gjerman, i cili dje ka drekuar me 40-vjeçarin dhe bashkëshorten e këtij të fundit. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar mes tyre, por me siguri që Bufon është bërë për cigare.

Ish-kapiteni i Juventusit në Serinë A është pikasur nga disa reporterë, duke pirë duhan. Kjo nuk është hera e parë për Xhixhin, i cili edhe një vit më parë festonte kualifikimin në finalen e Kardifit, duke tymosur.

 

Related posts

BARAZIM NË PAQE NË “ETIHAD”/ Manchester City dhe Kampionët e Anglisë ndajnë pikët. Salah rishkruan historinë

Delo.autor

ECURIA E FRIKSHME NË KAMPIONAT/ Liverpool kap Championsin, Ole s’e kalon as me 13 humbje

Delo.autor

ZBULON SEKRETIN NGA JETA E TIJ/ Tekniku gjerman tregon: Frikësoj gruan në mesnatë, pasi filloj…

Delo.autor

Leave a Comment