Futboll Seria A Sport

Juventus mbetet me pikë të plota, por RONALDO po kthehet në një problem (VIDEO)

Juventus ka fituar 2-1 në Ennio Tardini falë golave të Mandzukic dhe Matuidi. Kjo ishte fitorja e tretë e Juve-s nga tre ndeshje në kampionat, teksa Ronaldo edhe këtë herë nuk ka arritur të gjejë golin e tij të parë të sezonit. Ndeshja praktikisht fillon me avantazhin e Bardhezinjve teksa Mandzukic zhbllokon rezultatin që në minutën e 2’.

Por Parma luan me shpirt gare dhe me guxim në sulm, dhe eventualisht gjen golin e avantazhit pas disa tentativave të mëparshme. Ishte ish-lojtari i Arsenal dhe Roma-s, Gervinho, ai që barazoi gjithçka në minutën e 33’.
As pushimit Juve mbetet dominante dhe arrin të rimarrë avantazhin falë golit të Matuidi në minutën e 58’. Mundësitë për të mbyllur ndeshjen nuk mungonin, teksa ritmi i vendasve ra në pjesën e dytë. Juventus e kontrolloi mirë pjesën e mbetur të ndeshjes duke marrë tri pikë të tjera në renditje.

 

Related posts

KAOS TEK INTERI/ Pas barazimit me Torinon, DËNOHET ASHPËR ky SUPER lojtar

Isa.Autor

MYSLIMAN I DEVOTSHËM/ Ja si e trajton KHABIB bashkëshorten e tij, e mbulon me…

Isa.Autor

MERKATO NIS VRULLSHËM/ Ja 5 blerjet më të shtrenjta deri tani

Delo.autor

Leave a Comment