Futboll Premier League Sport

PRANË SHKARKIMIT/ MOURINHO BEFASON me deklaratën e tij, nuk jam në…

Jose Mourinho ka thënë se nuk i frikësohet shkarkimit nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit, pasi që kjo do t’i shkaktonte dëme dhe humbje të mëdha parash klubit anglez.

“Djajtë e Kuq” nuk e kanë filluar mirë stinorin e ri të Premierligës, duke pësuar dy humbje në katër ndeshjet e para, atë kundër Brightonit dhe Tottenhamit, transmeton express.

Fitorja e së dielës kundër Burnleyt, me rezultatin 2-0 duket sikur e ka qetësuar gjendjen, mirëpo ende ekziston rreziku nëse portugezi nuk arrin të marrë rezultate pozitive rregullisht.

“Ata thonë se jam në rrezik, por unë mendoj kështu”, ka thënë shkurt Mourinho. Manchester Unitedi rikthehet në aksion më 15 shtator kundër Watfordit pas ndeshjeve të kombëtareve.

Related posts

TIFOZËT E BARCELONËS PRESIN MIRALEM PJANIC/ Por trajneri Koeman shpjegon gjendjen e boshnjakut

Delo.autor

Formacioni i Portugalisë në përballjen vendimtare ndaj Iranit (FOTO)

Isa.Autor

VIDEO/ Fytyra i mbulohet me gjak, lojtarit i ndodh e papritura gjatë transportit me barelë

Q.Autor

Leave a Comment