Futboll Premier League Sport

E pranon Guardiola/ Këto dy SUPER ekipe janë me të forta se ne, pasi kanë…

Pep Guardiola është i bindur se kampionët e Premier Liga, Manchester City, do ta kenë sfidën e titullit me Liverpool dhe Chelsea. “Qytetarët” u kthyen në fitore falë golave të lojtarëve të Anglisë, Raheem Sterling dhe Kyle Walker, teksa panë një Newcastle United të ashpër në stadiumin “Etihad”, shtatë ditë nga një barazim (1-1) zhgënjyes në Wolves.

Liverpool dhe Chelsea i kanë marrë pikët e tyre 100 përqind përgjatë fillimit të këtij kampionati, ndërsa Watford çuditërisht e ka mposhtur Tottenhamin 2-1 të dielën.

“Ne kemi të njëjtat pikë si në sezonin e kaluar, në këtë moment, – tha ish-drejtuesi i Barcelonës dhe Bayern Munich. – Kundërshtarët tanë kanë më shumë pikë se atëherë. Chelsea kishte lënë pikë, edhe Liverpool disa. Ne e dinim kualitetin e tyre. Duam të fitojmë nivelin më të mirë, por jam aq i befasuar për atë që ka ndodhur në sezonin e kaluar”.

Sidoqoftë, Guardiola është i kënaqur me atë që ka parë deri tani, në katër ndeshje, ku ka ndryshuar edhe formacionin: “Kur kthehesh nga Kampionati Botëror, nuk e di se si do të reagosh në aspektin e qëndrueshmërisë. Ne e mundëm Chelsean në “Community Shield” dhe, në përgjithësi, në të katër ndeshjet ishim më të mirë se skuadrat e tjera. Kjo është ajo që po kërkojmë: të jemi më mirë. Pastaj, ndonjëherë fitojmë, ndonjëherë jo”.

Manchester City nw katër ndeshje ka 10 pikë me tri fitore dhe një barazim.

Related posts

Sabien Lilaj: E kam mbyllur me Skënderbeun, presidenti Takaj të më shlyejë

Sadik.Autor

Roma pas Susos, por bën sondazhe edhe për anësorin e Juventusit

Sadik.Autor

PREZANTOHET TE REAL MADRID/ Xabi Alonso: S’do isha këtu pa Ancelottin, tifozët do e pëlqejnë lojën tonë

F.autor

Leave a Comment