Futboll Seria A Sport

MILANI NË FESTË/ Milinkovic-Savic refuzoi ofertën marramendëse nga PSG, ka AKORD me…

Agjenti i mesfushorit të Lazious, Sergej Milinkovic-Savic, ka bërë të ditur se klienti i tij, gjatë këtij afati kalimtar, e kishte refuzuar ofertën për pagë prej 8 milionë eurosh në vit, nga Paris Saint-Germain, por ka bërë të ditur ai dëshiron t’ia fitojë Lazios titullin e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori serb, Milinkovic-Savic, ishte spekuluar se dëshironte të largohej nga Lazio këtë afat kalimtar, për t’iu bashkuar skuadrës së Manchester United, Juventusit, Paris Saint-Germainit apo Real Madridit, pasi që të gjitha këto skuadra ishin të interesuara.

Megjithatë, përfundimisht ai vendosë të qëndrojë në skuadrën e Romës, dhe mund edhe të nënshkruajë kontratë të re me klauzolë të largimit prej 150 milionë eurosh.

“Shumë njerëz po e kërkonin Sergejin këtë verë, dhe disa oferta interesante i erdhën Lazios. Në fund, ne e pranuam vendimin e klubit pa asnjë problem. Presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare na shpjeguan se ata dëshironin ta fitonin Ligën e Kampionëve dhe Sergeji është lojtari i tyre kyç për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë Metaja Kezman, agjenti i Milinkovic-Savicit.

“Ky është gjithashtu synimi i tij, ai mund të kishte fituar më shumë para në një klub tjetër. Atij i ishin ofruar 8 milionë euro në vit në Francë”.

“Ai qëndroi sepse dëshiron t’ia dhurojë Lazios Ligën e Kampionëve, për të mos e përmendur faktin që ai është 23-vjeçar. Me Inzaghin, ai po përmirësohet cdo vit”. Serbi mendohet të ketë një akord me Milanin dhe me gjasa do të transferohet tek kuqezinjtë në merkaton e janarit.

Related posts

VAZHDON ÇMENDURIA NË FORMULA 1/ Vettel mund të humbasë vendin e dytë për 0,7 litra karburant

Delo.autor

Sadiku nis stërvitjen ne Spanje, ja fjalët e para si futbollist i Levantes (FOTO-VIDEO)

Q.Autor

NGA GEORGE BEST TEK VIERI/ Njihuni me 10 futbollistët që u rrënuan nga veset

Delo.autor

Leave a Comment