Futboll Seria A Sport

MOXHI “LLUMOS” RONALDON/ Futbolli italian në KRIZË, e dëshmon transferimi i…

Luçiano Moxhi di të jetë në qendër të vëmendjes sa herë që flet. Në një intervistë për “RMC Sport”, ai insiston se futbolli italian është në krizë. Moxhi gjen vend për ti kritikuar të gjithë, madje edhe Roberto Mançinin.

“Futbolli italian kohët e fundit është në krizë. Këtë e dëshmon transferimin i Ronaldos. Ai po pritet këtu si të ishte Zot. E gjitha kjo ndodh sepse ne nuk kemi lojtarë që bëjnë diferencën. Portugezi mund të shënojë 15-20 gola këtu, por nuk më pëlqen si po reagohet për golin e parë. Megjithëse është kampion, edhe atij i duhet të përshtatet.” u shpreh Moxhi.

Ndërkohë ai i kujton Mançinit kohët kur ishte trajner i Interit. “Mançini ka të drejtë që ankohet se futbollistët nuk kanë minuta me klubet e tyre, por them se këtë duhet ta mendonte që kur ishte trajner i Interit. Çështja e kapitenit është çështje dytësore”, përfundoi Moxhi.

Related posts

“NJËRI NGA NE KAFSHON, TJETRI SHKELMON”/ Diego Kosta bën komentin epik për veten dhe Luis Suarez

Delo.autor

NGA ZONA EUROPIANE TEK MBIJETESA/ Ja java që mund të vendosë dilemat në Superiore

Delo.autor

TOTTENHAM NË PANIK/ PSG ofron 115 milionë euro për Eriksen

Sadik.Autor

Leave a Comment