Futboll Seria A Sport

E bujshme nga Italia/ Hysaj pa klauzolë largimi nga Napoli, mbrojtësi mund të…

Portali i specializuar në merkaton italiane “Calciomercato.com” ka zbuluar ekskluzivisht se futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë që aktivizohet te skuadra e Napolit në Seria A, Elseid Hysaj është shumë pranë nënshkrimit të rinovimit me ekipin e partenopei, pavarësisht interesimit të mëparshëm të Chelseas, apo edhe nga vetë rivalët në Itali, të Juventus. Hysaj u bashkua me Napoli pas transferimit nga Empoli në verën e vitit 2015 për një shumë prej 5 milionë euro, dhe që prej atëherë është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës së Napolit.

Sipas ekspertit të “Calciomercato.com”, Fabrizio Romano, pas kontakteve të vazhdueshme dhe pozitive me menaxherin e Hysaj gjatë javëve të fundit, Napoli ka përgatitur dhe është gati të propozojë një marrëveshje të re të hartuar nga klubi. Veç rishikimit të çështjes së përfitimeve financiare të futbollistit shqiptar, risija që do të servirë marrëveshja e re mes Hysaj dhe Napolit, është mungesa e një klauzole transferimi për futbollistin. Një ndryshim ky i kërkuar nga vetë Hysaj. Kontrata aktuale e Hysaj me Napolin skadon në verën e vitit 2021.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ja vendimi që merr Spalletti për ish-kapitenin “Zikaltër”

Delo.autor

“AI DO TË MË JAPË NJË OSCAR”/ Maradona zbulon: Dikur kam mësuar Messin si të shënojë nga…

Delo.autor

Messi: Kam luajtur me këtë lëndim për një kohë

Sadik.Autor

Leave a Comment